Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulja e inflacionit, qeveria optimiste për rritjen ekonomike, 4.1 % në 2022

schedule15:32 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 15:32 - 18 Dhjetor, 2022

Stabilizimi i inflacionit përmirëson pritshmëritë për ecurinë ekonomike për këtë vit. Ministria e financave ka publikuar buxhetin afatmesëm për periudhën 2023-2025 ku parashikon që viti 2022 të mbyllet me rritje ekonomik në nivelin  4.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 3.7% që ishte vlerësuar më herët.

Ndërkohë përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2023-2025, parashikimet janë që rritja e ekonomisë të qëndrojë mesatarisht rreth nivelit 4 për qind. Në vlerësimet e financave konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes ekonomike duke u stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit.



Për shkak të stabilizimit të situatës me inflacionin edhe kredi dhënia pritet të jetë më e lartë. Sipas draftit të financave kredi marrja  për  konsum  parashikohet  të  nxitet edhe  nga  përmirësimi  i  kushteve  financiare  të  individëve. Ndër të tjera në vëmendje të qeverisë mbetet edhe ulja e nivelit të borxhit publik dhe defiçitit fiskal.

Synohet që  borxhi të pësoj një rënie të nivelit duke arritur 74.6% të PBB deri në vitin 2025 nga rreth 78.8% në 2022. Ekspertët parashikojë që ecuria ekonomike do të stabilizohet gjatë vitit të ardhshëm pasi edhe niveli i inflacionit do të nisë rënien duke i bërë më të qëndrueshme financat si për qytetarët ashtu edhe për qeverinë.

RRITJA EKONOMIKE
2022 4.1%
2023 4.2%
2024 3.9%
2025 3.9%

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!