Që në orët e para të ditës Shqipëria do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, qytetet e zonës bregdetare dhe të ulëta do të kenë intervale të shumta me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të jenë më të dukshme vranësirat kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës pritet të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore gjatë paradites. Në vijim do të ketë më shumë intervale me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në MV paraqitet në dominimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat e shpeshta gradualisht të largohen, duke u lënë vendin kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe e Evropës Jugore dhe Qendrore do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Brigjet e Egjeut do të kenë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu Evropa veriore dhe lindore do të mbeten në mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës./Abcnews.al.