“Shqipëria po ecën, gjyqi im jo”! Kështu u shpreh ish-ministit i brendshëm Sajmir Tahiri pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj tij dhe 3 ish-zyrtarëve të policisë së Vlorës. Shkak për shtyrjen është bërë prokura e Gjergj Kohilës. Sipas gjykatës Kohila nuk ka saktësuar që procesi të zhvillohet në mungesë të tij.
Pasaktësia në prokurën e Gjergji Kohilës është bërë shkak që të shtyhet saanca për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri dhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës. Sipas gjykatës në prokurën e dorëzuar nga avokatja e Kohilës nuk është saktësuar nëse ky i fundit ka shprehur pëlqimin që procesi të vazhdojë në mungesë të tij.
Pas daljes nga ambientet e gjykatës Ish-ministri Tahiri në prononcimin e tij për mediat e kufizoi duke bërë vetëm një batutë.
“Keq më vjen që u shty prapë, unë do vazhdoj të kërkoj gjithmonë një gjyq sa më të shpejtë se nuk ka më njeri terezi që ky gjyq të zgjasë. Kështu që Shqipëria po ecën para, vetëm gjyqi im ka ngecur”.
Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-Ministrit të Brendshëm u la për t’u zhvilluar më 17 korrik. Seanca e parë gjyqësore ndaj ish ministrit Tahiri u shty për shkak të mungesës në sallë të ish tre zyrtarëve të policisë së Vlorës; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, të cilët janë në arrati prej rreth 2 vitesh. Togt e zeza u shprehën se duhet të ripërsëritete edhe njëhërë njoftimi i tre ish-zyrtarëve të policisë së vlorës, pasi nuk kanë marrë dijeni për nisjen e procesit gjyqësorë. Jaeld Çela dhe Sokol Bode kanë lëshuar gjatë muajt Qershor nga një prokurë ku shprehen se janë dakord të përfaqësofen në mungesë nga avokatët e tyre. Sajmir Tahiri ka bërë në seancën paraprake kërkesë për gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo që pritet të shqyrtohet nga gjykata në seancën e 17 korrikut.