Escobar: SHBA mbështet integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

schedule17:50 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 17:50 - 15 Dhjetor, 2022

Zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane, Gabriel Escobar, gjatë një takimi me Bordin e Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë përsëriti përkushtimin e SHBA-së për të përkrahur integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe integrimin ekonomik të tregjeve rajonale.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, prezantuan para Escobar, i cili njëherësh është edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanit Perëndimor, qëndrimin e Odës Amerikane në mbështetje të normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjitha iniciativave për tregun e përbashkët rajonal, si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit.

Udhëheqësit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me tensionet në rajon, si pengesë për aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime./KP

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!