Bujqësia mbetet një ndër sektorët më sfidues në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Si pjesë e grupit negociator,zv.ministri i bujqësisë Fatmir Guri bëri një prezantim të ecurisë së negociatave në fushat e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe veterinarisë.
Sipas zv.ministrit, integrimi në tregun e përbashkët kërkon rritje të standardeve, gjurmueshmëri dhe rregulla të qarta.
Në kuadër të integrimit janë përafruar një sërë aktesh ligjore të cilat janë dorëzuar në Këshillin Europian dhe tashmë pritet komenti i tyre.
Zv.ministri tha se në vjeshtë pritet të nisë censusi i bujqësisë, i cili do të japë të dhëna reale e të qarta për sektorin si një detyrim ky edhe në drejtim të integrimi/abcnews.al


