Nuk ndalin të njejtin mendim për subjektet politike, konflikti mes tyre degradoi dhe fatkeqësisht çoi në një humbje jete. Kjo është ngjajrja e regjistruar mbrëmjen e të diëlës në orën 21.30 minuata në Gjakovë mes dy të rinjve.
I vdekur mbeti një 18 vjeçar në rrugën “Ali Ibra” si pasojë e plagëve të marra më thikë. Ai u dërgua në spitalin rajonal për trajtim ku edhe është konstatuar se ka humbur jetën.
Siç raportojnë mediat vendase gjithçka nisi nga një fjalosje mes viktimës dhe një komshiu të tij. Babai i viktimës deklaroi se djali kishte votuar për një parti tjetër, ndërsa komshiu për një tjetër subjekt politik.
Policia e Kosovës konfirmon se edhe tre persona pësuan lëndime, përfshirë të dyshuarin. Autori i krimit ndodhet në paraburgim ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprime të mëtejshme./abcnews.al


