Boris Johnson la detyrën, por ka fituar 1 milion paund për fjalimet e mbajtura pas dorëheqjes

schedule12:32 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 12:32 - 15 Dhjetor, 2022

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është paguar më shumë se 1 milion paund për të mbajtur katër fjalime që kur u largua nga Doëning Street pak më shumë se tre muaj më parë, sipas të dhënave zyrtare.

Ai është paguar nga 215,000 deri në 277,000 paund (267,000 deri në 344,000 dollarë) çdo herë, sipas dokumentit zyrtar të publikuar në faqen e internetit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar që liston interesat financiare të ligjvënësve.

Johnson, 58 vjeç, u largua nga Doëning Street pasi njoftoi dorëheqjen e tij në korrik pas një sërë skandalesh që njollosën postin e tij të kryeministrit, por ende shërben si deputet i partisë konservatore në pushtet.

Ai u përpoq të rikthehej pas dorëheqjes së  Liz Truss. Johnson, i cili mbetet i popullarizuar me anëtarët e konservatorëve, nuk e ka përjashtuar një tjetër mundësi për postin e lartë, duke thënë se ai ishte i vendosur mirë për të fituar në vitin 2024”, ndërsa partia kryesore e opozitës Laburiste po rritet në sondazhe.

/abcnews.al