Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkoi të takonte babain dhe bleu një biletë lotarie, djali fiton 200,000 dollarë

schedule08:09 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 08:09 - 15 Dhjetor, 2022

Një djalë nga Karolina e Jugut tregoi se duke parë makinën e babait të tij të parkuar në një dyqan, ai fitoi një çmim llotarie prej 200,000 dollarësh.

Banori i Anderson u tha zyrtarëve të Lotarisë së Arsimit në Karolinën e Jugut se po kalonte para dyqanit kur pa makinën e babait të tij të parkuar në biznes dhe vendosi të ndalonte për ta përshëndetur.

Kështu ai vendosi të blinte një biletë gërvishtëse prej 5 dollarësh të Lady Luck ndërsa ishte brenda në dyqan dhe gërvishti një çmim prej 200,000 dollarësh.

“Isha pa fjalë”, tha djali. “Më tërhoqi vëmendjen babai im për të shkuar dhe për ta parë. Ndërsa, kur ndodhi, ai u shokua dhe mbeti pa fjalë njësoj si unë”.

Më tej, djali theksoi se me disa nga fitimet e tij do të blejë një makinë të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!