Prej disa ditësh, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi po drejton “Big Brother Vip Kosova” krah Alaudin Hamitit. Edhe padyshim, lidhur me këtë eksperiencë të re të saj, ka shumë kuriozitet nga fansat, të cilët sapo Jonida i ka dhënë mundësinë, kanë bërë pyetje të shumta në Instagram.
Ndër të tjera, dikush e ka pyetur sesa paguhet në “Big Brother Vip Kosova” dhe moderatorja nuk ka nguruar të përgjigjet me shaka, duke dalë kështu nga situata në mënyrën më të bukur.
“E bëj për pasion”, i është përgjigjur Jonida ndjekësit në rrjetin social./abcnews.al