Në ato zona të Durrësit, ku përmbytja ka shkaktuar dëme të mëdha banorët presin të ndihmohem. ABC NeWs ishte nga afër për të parë gjendjen e tyre.
“Komisioni i planifikimit dhe përballimit të emergjencave civile në qarkun e Durrësit thotë se ka bërë bilancin e përmbytjeve shtëpi më shtëpi. Por në terren situata paraqitet ndryshe. Banorët thonë se askush nuk ka ardhur për t’i parë nga afër dhe se kurrë më parë nuk janë dëmshpërblyer”- raporton gazetarja e ABC News Enkeleda Arapi.
Në plazh uji është tërhequr nga banesat. Por, pasojat qe la pas përmbytja janë të mëdha. Banorët thonë se nuk po ndihmohen .
Në një situate të ngjashme ndodhen edhe dhjetra familje në Katund të Ri. Uji u ka dëmtuar gjithcka. Orenditë shtepiake kanë dale jashte funksioni. Të mbjellat në tokat bujqësore dhe sera janë dëmtuar.
Gjate prezantimit të bilancit në prefekture u tha se janë përmbytur 2251 banesa dhe objekte të ndryshme, 2425 ha tokë buqësore si dhe u shemben gjashtë ura. Por përtej statistikave të prezantuara, bilanci i dëmeve në terren mbetet akoma më i madh. Shpresa për t’u dëmshpërblyer aty ku komisionet e verifikimit nuk kanë mbërrritur është shuar./abcnews.al