Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunë pas ndeshjes/ Tifozët e Vllaznisë godasin autobusin e ekipit të Teutës, thyejnë xhamat

schedule22:21 - 18 Shtator, 2026

schedule 22:21 - 18 Shtator, 2026

Tifozët e Vllaznisë, pas ndeshjes Vllaznia-Teuta kanë sulmuar autobusin e Teutës duke i thyer xhamat.

Teuta ka thelluar krizën e Vllaznisë në startin e kampionatit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 në “Loro Boriçi”, në ndeshjen hapëse të javës së pestë të Superiores.

Situata te Vllaznia është alarmante. Pas pesë javësh, kuqeblutë kanë grumbulluar vetëm 2 pikë dhe mbyllin renditjen. Pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtares vjen në një moment delikat për shkodranët, të cilët do të kenë kohë për të reflektuar dhe për të tentuar të ndryshojnë këtë ecuri negative.

Teuta kryeson me 13 pikë, ndërsa Egnatia dhe Dinamo ndjekin me nga 9 pikë, por me një ndeshje më pak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!