Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Familja në Zharrëz jeton ende në banesën e shkatërruar nga tërmeti, çifti ankohet për ndotjen e ujit nga nafta

schedule13:02 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 13:02 - 10 Dhjetor, 2022

Nga Valbona Davidhi

Kur Fiqerete Grëmi dhe bashkëshorti ndërtuan shtëpinë e re nuk parashikuan se ajo do të rrënohej brenda dy dekadash.



Problemet e banorëve të zonës naftëmbajtëses Patos-Marinëz të shkaktuara nga ndotja dhe aktiviteti nafte nxjerrës përmblidhen këtu në Zharrëz në shtëpinë e Asim Grëmit, në një godinë që po rënohet dita ditës me probleme shëndetësore të shkaktuara nga ndotja, bashkëshortët Grëmi dhe djali i tyre prej 10 vitesh presin e përcjellin zyrtarë që nuk po i mbajnë premtimet.

Banesa e familjes Grëmi u shkatërrua në vitit 2012 nga tërmeti. Prej aso kohe ajo nuk ju është rindërtuar. Më në fund pak ditë më parë punonjës të Bashkisë së Patosit ju thanë se do tju ndërtojnë një dhomë. Po zonja e shtëpisë, Fiqiretja nuk është e kënaqur.

“Thonë që do të bëjmë një dhomë 60 metra katrorë dhe gjysmat e lekëve ti vemë unë. Po ku nuk kam unë.”

Shtëpia e tyre po mbahet në këmbë me dy skela.

“Skelat i ka vënë ustai për të mbajtur tavanin.”

Fiqiretja tregon se këtë banesë po gjejnë strehë dhe brejtësit. “Shih si e kanë bërë minjtë kam futur lecka tek të çarat, që të mos hyje miu brenda. Po hyn prapë.”

Uji vjen i përziere me mbetje hidrokarbure, ndërsa tokat nuk i kultivojnë më.

“Nuk bën ky për të pirë se është me ndotje. E blejmë ujin 1.000 lekë bidoni.”

“Uji vjen era naftë, pusin e kam bërë 35 vjet më parë. Më përpara s’vinte erë, tani vjen.”

“Mbjellim ndonjëherë, po nuk bëhen nga era naftës dhe gazi.”

Zonja e shtëpisë ankohet edhe për probleme me shëndetin të cilat ja faturon ndotjes nga nafta.

“100 mijë lekë ilaçe për zemrën marr. Nga gazi dhe era më mbahet frymëmarrja vuaj dhe astma.”

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!