Rabiot “tremb” Juven: Do të doja të luaja në Premier League

schedule19:45 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 19:45 - 7 Dhjetor, 2022

Adrien Rabiot është rikthyer për të folur për të ardhmen e tij direkt nga grumbullimi me Francën.

“A do të jetë viti im i fundit me Juventusin? Nuk e di”, tha mesfushori. Në fakt, verën e kaluar ai dukej një hap larg Manchester United.

Mesfushori kishte një periudhë të shkurtër në Premier League në vitin 2008, me fanellën e Manchester City: “Ishte një përvojë pozitive, edhe pse nuk luaja as një vit. U ndjeva shumë mirë, më pëlqeu shumë atmosfera që rrethonte futbollin, ndryshe nga Franca apo Italia”.

Rabiot u rikthye në nivelin më të lartë këtë vit, falë Allegrit: “Është periudha më e mirë e karrierës sime, jam rritur dhe maturuar, pranoi ai. Kam disa muaj që luaj mirë te Juventus dhe jam i kënaqur me atë që kam bërë këtu që nga fillimi i garës. Që kur erdha në Juventus, kam punuar shumë në aspektin tim fizik, i cili është thelbësor për të qenë në gjendje të shfrytëzoj potencialin tim”. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!