Ishin të vaksinuar kundër Covid, prindërit refuzojnë t’i japin gjak foshnjës së tyre dhe humbasin kujdestarinë

schedule12:25 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 12:25 - 7 Dhjetor, 2022

Një gjykatë në Zelandën e Re i ka hequr përkohësisht kujdestarinë prindërve të një foshnjeje, të cilët kanë refuzuar t’i japin gjak për një operacion. Operacioni është vonuar sepse prindërit e tij kërkuan që gjaku që do të merrte të ishte nga njerëz që nuk ishin vaksinuar kundër Covid.

Tani fëmija është në kujdestarinë e gjykatës, deri në përfundimin e operacionit. Rasti ka shkaktuar bujë në të gjithë vendin dhe po nxjerr në dritë përmasat e dezinformatave rreth vaksinave kundër Covid-19.

Zëdhënësi i Agjencisë Mike Shepard tha se ishte “një situatë e vështirë për të gjithë.” Autoritetet shëndetësore kanë refuzuar tashmë kërkesën e prindërve, duke theksuar se një gjë e tillë është e kotë dhe aspak praktike.

Spitalet nuk e ndajnë gjakun e dhuruesve të gjakut në të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

/abcnews.al