Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në orët e para të së dielës pasi u përplasën për vdekje nga një 30 vjeçare e dehur në timon. Djemtë e moshës 20 dhe 22 vjeç humbën jetën në vendngjarje. Ata po ecnin në këmbë para një diskoteke. Shtetasja italiane u arrestua dhe gjatë testeve rezultoi se niveli i alkoolit në gjak ishte pesë herë mbi normën. 30 vjeçarja e cila drejtonte automjetin e sajj Reno Tuingo, e që aksidentoi të rinjtë në orën 4 të mëngjesit së të dielës, akuzohet për vrasje të shumëfishtë. Dëshmitarët okularë thonë se në automjet ndodhej dhe një person tjetër i cili u largua menjëherë pas aksidentit.
/ABC News Albania 24/7