Pas shtatë fëmijëve, Hilaria Baldwin i kërkon Alec Baldwin të sterilizohet

schedule09:21 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 09:21 - 6 Dhjetor, 2022

Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin, shpresojnë se kanë përfunduar me shtimin e familjes së tyre.

Hilaria, 38 vjeçe, këmbëngul se nuk ka asnjë mundësi që ajo të ketë më fëmijë, por meqë Alec nuk ka bërë vazektomi, ajo nuk mund të garantojë se ata kanë mbaruar me këtë çështje.

Në një interviste të re ajo përmendi edhe fëmijën që kanë pasur nga një nënë surrogate.

“Nuk ka asnjë ndryshim midis vajzës sime të lindur me surrogaci dhe gjashtë fëmijëve të tjerë të mi që mbajta”.

Hilaria u tha drejtuesve të podcast-it se kishte “turp” që zgjodhi “zgjidhjen e zëvendësimit” dhe se shumë njerëz e bënë atë të ndihej si “e dëbuar”.

“Ne shihemi si makina riprodhuese në shumë mënyra dhe kjo më përfshin edhe mua, që kam shtatë fëmijë, por unë e kuptoj lidhjen historike të grave me riprodhimin. Dhe nëse nuk mund të riprodhosh në mënyrën tradicionale ose nëse nuk dëshiron të riprodhosh në mënyrën tradicionale, njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të flasin për këtë,” shpjegoi ajo.

Gjithashtu shtoi se ka një marrëdhënie “të mahnitshme” me zëvendësuesen dhe se ato “flasin pothuajse çdo ditë”.

Hilaria, Alec dhe shtatë fëmijët e tyre festuan Ditën e parë të Falënderimeve me vajzën e tyre Ilaria, e cila lindi në shtator të vitit 2022. Në fakt, Hilaria ndau një foto të gjithë familjes në Instagram./abcnews.al