Putin vizitë surprizë në Siri/Urdhëron tërheqjen e trupave ruse

schedule12:28 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 12:28 - 11 Dhjetor, 2017

Kremlini ka shpallur zyrtarisht fitoren ndaj ISIS. Gjatë një vizite surprizë në Siri presidenti rus Vladimir Putin është takuar me homologun sirian Assad. Kreu i Kremlinit me këtë rast urdhëroi tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga vendi duke thënë se ushtarët do të kthehesin në atdheun e tyre me lavdi.

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar bazën ajrore ruse të Hmeimim në Siri ku është takuar me presidentin sirian Bashar al Assad dhe ministrin rus të mbrojtjes Serghiei Shoigu. Putin urdhëroi tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga Siria duke thënë se në dy vtet e fundit forcat e armatosura ruse dhe ushtria siriane kanë mundur grupin më luftarak të terroristëve ndërkombëtarë

Presidenti rus theksoi se ushtarët e tij do të ktheheshin me lavdi nga vendi, pas një fushate të zgjatur më shumë se dy vjet, u u shënuan dhe humbje dhe jo vetëm suksese. Putin I tha Asad se kërcënimi i terrorizmit është ende shumë i lartë por në Siri është mundur një nga grupet kryesore ai i Al Sisi. Më pas ai shtoi se shpresonte që me Iranin dhe Turqinë të bënin të mundur vendosjen e paqes.

Putin më pas mbërriti në Kajro, në ndalesën e dytë të një dite shumë intensive që do të përmbyllet pasdite në turqi me një takim tjetër. Atë me presidentin turk Erdoan në kryeqytetin egjiptian është parashikuar një takim me presidentin egjiptian Al Sisi. Udhëtimi është dhe një provë më shumë për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Moskës në skenën e lindjes së mesme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!