Zelensky tregohet “modest”: Nuk jam i guximshëm, më mungon peshkimi me djalin

schedule09:38 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 09:38 - 5 Dhjetor, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur në një intervistë për Financial Times, që e shpalli atë “njeriun e vitit”, duke e cilësuar si Ëinston Churchill në kohën e mediave sociale.

Zelensky tha ndër të tjera, se pas 9 muajsh luftë i mungon peshkimi me djalin e tij.

Ai gjithashtu theksoi se është më shumë i përgjegjshëm se i guximshëm, teksa tregoi se sa i mungon jeta e vjetër.

“Unë jam më i përgjegjshëm se sa i guximshëm… Unë thjesht urrej t’i zhgënjej njerëzit”, tha Zelensky.

“Unë thjesht dua të kap një krap në lumin Dnipro”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!