Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur në orët e para të së hënës në Selanik.
Rreth orës 01:00, një automjet ndaloi në një pikë karburanti në rrugën Monastiriou, nuk pagoi dhe iku. Menjëherë u njoftua ELAS dhe filloi ndjekja.
Sipas informacioneve të para, policia ka tentuar ta ndalojë duke qëlluar në drejtim të mjetit.
Deri më tani nuk dihet nëse shoferi i është kundërpërgjigjur zjarrit të policisë, por në tentativë për t’u arratisur shoferi është përplasur me një mur dhe ka marrë lëndime të rënda.
Sipas të njëjtave informacione, drejtuesi i mjetit dyshohet se është i mitur./Abcnews.al/