Ku shkojnë qindra miliona euro të hedhura nga Bashkimi Evropian në Shqipëri?
“Piranjat” të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj në Abc kanë sjellë një vëzhgim mbi këtë temë.
Pak para rënies së komunizmit Shqipëria iu prezantua Evropës në një mënyrë jo fort galante.
Mesazhi i shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” ishte i qartë.
Por përgjigjja e Evropës ishte e thjeshtë, t’i japim ndihma që të rrinë në Shqipëri dhe mos kalojnë më detin.
Por rezultati nuk ishte ai që pritej. Atëherë Evropa ndërroi strategji dhe në vend të ushqimeve vendosi t’i jepte Shqipërisë fonde financiare.
Në 20 vitet e fundit ndihmat në BE dhe SHBA janë me qindra mijëra euro me qëllim përmirësimin e jetës së shqiptarëve.
Por a është përmirësuar jeta e shqiptarëve?
Pothuajse në çdo progres raport të BE-së një fjali është gjithmonë e pranishme “Nevoja e luftës ndaj korrupsionit dhe keqmenaxhimi i fondeve publike.”
Si menaxhohen paratë e taksapaguesve, ku shkojnë dhe sa efektive janë qindra miliona eurot e evropianëve?
“Piranjat” ka bërë një vëzhgim të tenderave të BE-së të fituara nga organizata shqiptare të specializuara.
“Euro Partner Development” dhe “Eco Partners for Sustainable Development” janë dy organizata që veprojnë prej disa vitesh në Shqipëri dhe menaxhojnë projekte me vlerë mbi 5 milionë euro.
Por çfarë kanë të përbashkët këto dy organizata?
Ndiqni videon nga “Piranjat”/Abcnews.al/