Saga e pakove misterioze vazhdon në ambasadat ukrainase. Ditën e sotme, disa pako të përgjakura që përmbanin sy të kafshëve, janë dërguar në ambasadat ukrainase në disa vende të BE-së pas “letrave-bombë”, në ambasadën ukrainase në Madrid, sipas skynews.
Pakot u dërguan në ambasadat e Kievit në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Ata u dërguan gjithashtu edhe në konsullatat e përgjithshme në Napoli dhe Krakov.
Disa pako të dyshimta u zbuluan në Spanjë këtë javë, përfshirë një në zyrën e kryeministrit spanjoll, ambasadën ukrainase dhe një kompani armësh që furnizon Ukrainën.
Është e paqartë nëse incidentet janë të lidhura me njëra tjetrën, por dy “letra-bombë” të dërguara në Spanjë duket se kanë ardhur nga i njëjti dërgues, pas një adresë identike emaili që u gjet në pako.
Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se incidentet janë pjesë e një përpjekjeje për të frikësuar diplomatët ukrainas. Kuleba tha se në zarfe kishte bojë të kuqe, që ngjasonte me gjak.
/abcnews.al