1 Korriku sipas analistit Baton Haxhiut është vija e kuqe ku do të vendoset mes të ardhmes dhe riciklimit të politikanëve në Shqipëri. Gjatë emisionit “Provokacija” ku ishte edhe i ftuar, ai theksoi se ajo çfarë do të vijë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit është beteja të cilën Shqipëria nuk e ka kaluar akoma.
“Mendoj që 1 Korriku do e gjejë Shqipërinë kurrë si më herët për arsye se do vendoset vija e kuqe mes të ardhmes dhe riciklimit. Kjo është beteja që Shqipëria nuk e ka kaluar për gati 30 vite dhe 1 Korriku e gjen ose do ta gjejë Shqipërinë me një të ardhme të re dhe me liderë të deritashëm të cilët do të pensionohen lehtësisht”, tha Haxhiu.
Tek këta liderë, Haxhiu fut Ilir Metën dhe Sali Berishën. Sipas tij, i vetmi që mund të përballet me ta është Edi Rama. Ky i fundit sipas analistit di të bëjë dallimin e shprehej “enough is enough”.
“Fus Berishën, Metën, Mona nuk e ka peshën e këtyre dyve. E Muçi kam ndierë një gjë, i vetmi njeri ai e di që ka dilema kësaj dhe e ka vendos dhe mund ta vendosë të ardhmen e Shqipërisë duke mos e ricikluar me të kaluarën është Edi Rama. Për faktin se kushdo tjetër nuk do mund të bënte betejë me dy liderë politikë të cilët e kanë ricikluar njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe ai është Berisha dhe Meta. Natyrshëm e mira dhe e keqja e kësaj periudhe 30-vjeçare u takon atyre dyve, natyrisht kështu është edhe Rama, por edhe njëri edhe tjetri nuk kanë kuptuar se ‘enough is enough’, boll është boll. Për faktin se nuk kanë kuptuar që ‘enough is enough’ dhe një personalitet që ka mundur të bëjë një përballje të tillë me të kaluarën ka qenë vetëm kryeministri tashëm.
Do e shohësh se Rama do të jetë një prej atyre njerëzve që politikën do ua lerë gjeneratës së re. Besomëni apo jo, nuk do të jetë në politikë aq gjatë sa njerëzit e mendojnë, por do të jetë mjaftueshëm që Shqipëria t’i takojë gjeneratës së re”, tha Haxhiu./abcnews.al