Ndërroi jetë pasi u përplas me makinë nga shqiptari në Selanik, Kreta i jep sot lamtumirën e fundit 21-vjeçares

schedule07:23 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 07:23 - 1 Dhjetor, 2022

Familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i thonë sot lamtumirën e fundit 21-vjeçares Emmanuela, e cila mbeti viktimë e një aksidenti në Selanik.

Studentja nga Kreta u përplas nga një 26-vjeçar shqiptar dhe ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Varrimi i vajzës do të bëhet në kishën e shenjtë të Agios Gerasimos në Nerokourou, Chania, në orën 11:00.

Zemra e Emës tani rreh te një grua 40-vjeçare, nënë e një vajze, e cila ishte në fazën e fundit të dështimit të zemrës. Transplanti zgjati katër orë dhe 40-vjeçarja është intubuar nën sedacion të thellë, me mjekët optimistë për shëndetin e saj.

Mëlçia do t’i jepet një pacienteje 62-vjeçare me kancer, ndërsa një nga veshkat e saj do t’i jepet një gruaje 67-vjeçare.

Ndërkohë, fakte tronditëse kanë dalë në dritë, pasi mësohet se Ema është përplasur dhe ka rënë përtokë dhe dikush ka nxituar për për të vjedhur 1500 euro që kishte mbi vete, para që i kishin dërguar prindërit.

/abcnews.al