Fletët e votimit për bashkinë e Vaut të Dejës janë shkatërruar thuajse tërësisht nga flakët, ndaj KQZ ka porositur menjëherë fletë të reja nga kompania në Slloveni. Ato parashikohet të vijnë në rrugë tokësore që zgjat rreth 15 orë, ndërsa komisioni ndryshoi edhe vendin ku do të vendoset KZAZ-ja numër 6 që u dogj.
“Për dëmtimin thuajse total të materialeve në KZAZ-në nr.6., Bashkia Vau i Dejës, Qarku Shkodër , KQZ ka marrë masa dhe do të pajisë KZAZ-në nr.6., me të gjitha materialet zgjedhore, përfshirë këtu edhe fletët e votimit për të zhvilluar procesin zgjedhor të datës 30 Qershor. Pavarësisht ngarkesës së shtuar për shkak të problematikes së njohur nga publiku, KQZ ka vijuar si në çdo proces zgjedhor me veprimtarinë për aftësimin dhe rritjen profesionale të komisionerëve të qendrave të votimit”./ABC News Albania 24/7