Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Messi u tregua sportiv”, gjyqtari që drejtoi finalen e Botërorit, intervistë në Slloveni

schedule11:50 - 31 Korrik, 2026

schedule 11:50 - 31 Korrik, 2026

Nuk u pyet për temën më të nxehtë. Slavko Vincic, njeriu që vendosi drejtësinë në finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, foli pikërisht për këtë sfidë të madhe, në një intervistë të dhënë në vendin e tij.

E përditshmja sllovene, “Shport”, arriti të bënte një bisedë të gjatë me njeriun që tashmë është ish-arbitër, pasi e mbylli karrierën pas ndeshjes për titull në Nju Xhersi.

Gazetari slloven ndoshta nuk pati qejf që ta ngacmonte për perceptimin se lejoi lojën e ashpër të argjentinasve, ndonëse në minutën e tretë shtesë të 90 minutave përjashtoi me karton të kuq yllin e ish-kampionëve të botës, Enzo Fernandez.



Vincic u pyet për bisedën që pati në fund të sfidës me Lionel Mesin, por nuk deshi ta zbulonte se çfarë u tha.

Po ia lë fushës, ishin fjalët e tij, ndonëse mund të them se Mesi u soll në mënyrë shumë sportive.

Dyzetegjashtëvjeçari falenderoi shefin e arbitrave në FIFA-, Pierluixhi Kolinën, që I besoi finalen, të cilën e quajti si kulmin e karrierës së tij si gjyqtar futbolli.

Po ashtu, Vincic vlerësoi se teknologjia dhe VAR-i e kanë ndihmuar arbitrin kryesor duke I hequr shumë përgjegjësi, dhe se në përgjithësi kanë pasur rol pozitiv në futboll.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!