Lajm i bujshëm nga Italia: Juventusit i ndodh gjëma, “shkatërrohet” klubi

schedule21:41 - 28 Nëntor, 2022

schedule 21:41 - 28 Nëntor, 2022

Lajm i bujshëm ka ardhur në këto momente nga Italia, dorëhiqet i gjithë bordi drejtues i Juventus.

Bordi i Drejtorëve të Juventusit , përfshirë edhe kryetarin Andrea Agnelli , dha dorëheqjen. Në këshillin e jashtëzakonshëm të klubit të Juventusit të mbajtur në Continassa, numri një i klubit dha dorëheqjen së bashku me zëvendësin e tij Pavel Nedved , drejtorin ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë të Bordit. Sipas rindërtimeve të para, mosmarrëveshjet e Consob për fitimet kapitale janë vendimtare.

Përfshirja në hetimin e Prisma-s, e hapur nga Prokuroria Publike e Torinos me akuzën e kontabilitetit të rremë, e kompletuar me mosmarrëveshjet e Consob-it, të cilat e detyruan kompaninë të rishikonte draft pasqyrat financiare duke shtyrë dy herë mbledhjen e aksionerëve, çoi në një hap unanim./ h.ll/abcnews.al