Të moshuarit largohen nga Kherson mes bombardimeve të vazhdueshme ruse

schedule12:25 - 28 Nëntor, 2022

schedule 12:25 - 28 Nëntor, 2022

Qindra ukrainas kanë nisur të largohen nga Kherson për t’iu shmangur sulmeve ruse vetëm disa javë pas çlirimit të rajonit jugor. Raportohet se një varg automjetesh i gjatë rreth gjysmë milje është krijuar në kufijtë e qytetit port teksa vazhdojnë bombardimet e forcave ruse.

Të moshuarit janë fotografuar duke u evakuuar nga një organizatë lokale nga qyteti jugor Kherson mes sulmeve ruse. Të tjerët që kanë vendosur të qëndrojnë prapa kanë marrë ushqime.

Forcat ruse goditën disa zona në Ukrainën lindore dhe jugore gjatë fundjavës, ndërsa ekuipazhet e shërbimeve vazhduan një përpjekje për të rikthyer energjinë dhe ujin e pijshëm pas sulmeve të forcave ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi ushtrinë ruse për shkatërrimin e qëllimshëm të infrastrukturës gjatë tërheqjes së tyre, duke përfshirë furnizimet me energji elektrike dhe ujë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!