Këshilli i Europës njeh 30 Qershorin si datë zgjedhjesh. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm thotë se zgjedhjet duhet të zhvillohen me standard.
Këshilli i Europës po ndjek me vëmendje situatën përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit në Shqipëri. Këtë e bën të ditur zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm në një deklarate në faqen zyrtare te institucionit ku thotë:
“Ne ndjekim nga afër situatën përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të bëhen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet relevante ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe me ato të legjislacionit kombëtar”.
Këshilli i Evropës gjithashtu iu thotë institucioneve shqiptare:
“Në këtë kontekst, ne kujtojmë marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të besueshme të Këshillit të Evropës me OSBE / ODIHR, që ka vendosur një mision vëzhgimi afatgjatë në Shqipëri.”
Kështu e përfundon deklaratën e tij për zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës./ABC News Albania 24/7