Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan rrobash në Durrës

schedule08:49 - 26 Nëntor, 2022

schedule 08:49 - 26 Nëntor, 2022

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një butik në Durrës. Mësohet se janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K.,  ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!