Ndërsa forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë me raketa infrastrukturën energjetike të Ukrainës, banorët janë përballur me ndërprerje të energjisë dhe mungesën e ujit të pijshëm, sipas skynews.
Ditën e djeshme, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se rreth 70% e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike.
Në një deklaratë Telegram ai tha se “inxhinierët po bëjnë çmos për të rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt të jetë e mundur” dhe shtoi se furnizimi me ujë ishte rivendosur në rreth gjysmën e Kievit në bregun e majtë të lumit Dnipro.
Realities of Kyiv residents now: parents come to a store with a generator to prepare food for small children. #UkraineWillWin #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/XwiUKJL8BS
— UkraineWorld (@ukraine_world) November 25, 2022
Pamjet më poshtë tregojnë një prind, i cili ka shkuar në një dyqan për të përdorur një gjenerator në mënyrë që të përgatiste ushqim për fëmijën e tij.
/abcnews.al