Qyteti meksikan realizon salcën më të madhe në botë me avokado

schedule20:48 - 22 Nëntor, 2022

schedule 20:48 - 22 Nëntor, 2022

Ekspozita inauguruese e avokados në një qytet meksikan shënoi një rekord botëror Guinness, kur një ekip prej 300 kuzhinierësh realizuan 5 mijë ton salcë.

Ekspozita e Avokados në Periban, Michoacan, theu zyrtarisht Rekordin Botëror të Guinnessit për shërbimin më të madh të salcës, një rekord i vendosur më parë në Tancitaro, Michoacan, në 2018.

Salca përfshinte më shumë se 10 ton avokado të rritura në Periban, si dhe qepë, domate dhe piper. Asnjë gjyqtar i rekordeve botërore Guinness nuk ishte i pranishëm për ngjarjen, por organizata ishte në gjendje të verifikonte rekordin nga larg përmes transmetimit të drejtpërdrejtë./abcnews.al