“Nëse duam një zgjidhje paqësore të konfliktit, ne duhet të dërgojmë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.”
Kështu ka deklaruar sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij në asamblenë parlamentare të NATO-s në Madrid, sipas mediave të huaja.
“Nëse Putini nuk lufton më, ne do të kemi paqe. Nëse Zelensky dhe ukrainasit ndalojnë së luftuari, Ukraina si një vend demokratik do të ekzistojë më,” shtoi ai.
Stoltenberg përmendi faktin se lufta duhet të përfundojë me negociata por rezultati do të varet nga balanca e forcave në fushën e betejës.
“Pra, nëse duam një rezultat të pranueshëm për Ukrainën, e cila siguron që ajo të fitojë si një komb i pavarur, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim ushtarakisht Ukrainën.
/abcnews.al