Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Koresë së Jugut zhvilluan një stërvitje të përbashkët ajrore të premten në përgjigje të lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale nga regjimi i Koresë së Veriut.
Stërvitja e forcave të armatosura është një përgjigje ndaj më shumë se 20 testeve raketore që Koreja e Veriut ka testuar gjatë vitit, sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Jugut.
Të premten në mëngjes, Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila u rrëzua në Detin e Japonisë, me rreze të mjaftueshme për të goditur territorin e SHBA-ve.
Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 50 raketa gjatë dy muajve të fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër.
/abcnews.al