Shtatë persona janë përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj një fermeri të moshuar me banim në Katerini. Fermeri kishte publikuar një shpallje në internet për shitjen e një makinerie bujqësore, por ra në grackën e një të panjohuri.
Blerësi i supozuar më 26 maj 2021 kontaktoi shitësin 72-vjeçar dhe arriti ta bindte që t’i jepte kodet e tij bankare online, me pretendimin se do të depozitonte shumën për blerjen e traktorit.
Por, në vend që të paguante para, ai tërhoqi 33.600 euro nga llogaria e viktimës.
Një vit e gjysmë më vonë, rasti u hetua nga Sigurimi dhe u konstatua se paratë u transferuan në llogaritë bankare të gjashtë personave, ndaj të cilëve u ngrit një dosje për mashtrim kompjuterik, e cila iu dorëzua prokurorit të Protodiki Katerinis.
Megjithatë, bashkëpunëtori i tyre që ka kontaktuar me viktimën mbetet i panjohur dhe hetimet paraprake vijojnë./Abcnews.al/