Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se raketa që kishte rënë në Poloni i përkiste Ukrainës dhe theksoi se Aleanca nuk ka indikacione se Rusia synon të sulmojë NATO-n.
“Hetimi për shpërthimin në Poloni është në vazhdim. Nuk ka asnjë tregues se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm dhe nuk ka asnjë tregues se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s ”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
“Nuk është faji i Ukrainës, Rusia duhet të ndalojë luftën,” përfundoi Stoltenberg.
/abcnews.al