Papa Françesku dënon sulmet me raketa: Le t’i lutemi Zotit që lufta të marrë fund sa më shpejt

schedule11:43 - 16 Nëntor, 2022

schedule 11:43 - 16 Nëntor, 2022

Papa Françesku ka dënuar sulmet e fundit me raketa në Ukrainë, duke u lutur që kjo luftë të marrë fund, sipas mediave të huaja.

Ai foli në Sheshin e Shën Pjetrit ndërsa aleatët e NATO-s po hetonin origjinën e një rakete që goditi një fshat polak.

“Mësova me dhimbje dhe shqetësim për një sulm të ri dhe edhe më të ashpër me raketa në Ukrainë, i cili shkaktoi viktima dhe dëmtime në shumë infrastrukturë civile”, tha Papa.

“Le të lutemi që Zoti që dëshira për paqe të mbizotërojë në Ukrainën martire, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi dhe të hapet rruga për një armëpushim dhe dialog,” tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!