Në ndeshjen Juventus-Lazio, në momentin kur Milinkovic-Savic doli nga fusha, tifozët e Juventusit filluan duke duartrokitur mesfushorin serb të Lazios, një shenjë për të treguar se ata e mirëpresin lojtarin në Torino.
Për këtë gjë, ka reaguar edhe presidenti i Lazios, Lotito duke ia bërë të qartë edhe njëherë Juventusit situatën.
“Unë nuk po shes në pazar, nuk më interesojnë as duartrokitjet e tyre. Për mua vlejnë paratë, le të sjellin 100 milionë euro dhe ta marrin”, ishin fjalët e presidentit të ekipit kryeqytetas./ h.ll/abcnews.al