PD kërkon dënimin e hajdutëve të votave

schedule16:30 - 23 Qershor, 2019

schedule 16:30 - 23 Qershor, 2019

Kanë për qëllim të rrëzojnë mendësinë shqiptare se çudia më e madhe zgjat tre ditë. Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild, demokratët nuk duan të qëndrojnë vetëm tek konstatimi i krimit elektoral, por edhe te ndëshkimi i vjedhësve të votave.

Krimet zgjedhore të Edi Ramës nuk mund dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe kriminelëve që kanë vjedhur zgjedhjet është rruga e vetme për të garantuar se në Shqipëri nuk do të ketë më masakra elektorale me bashkëpunimin e qeverisë me krimin”, tha Bardhi.

Duke i risjellë në vëmendje përgjimet e fundit të publikuara nga gazeta Bild, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata ndalet në bisedën e ish-ministrit Damian Gjiknuri me Imer Lalën.

Dhënia e parave nuk kalon pa u ndëshkuar u kujton Çlirim Gjata. Sipas demokratëve përgjimet e Dibrës faktuan se ne kryeministrin Rama nuk ka fshehtësi të votës. Në mënyrë të përmbledhur sekretari i përgjithshëm tregon se çfarë i pret ata që kanë kryer krime elektorale.

“Këto janë krime zgjedhore që një drejtësi e pavarur do ti kishte ndëshkuar me të paktën 30 vjet burg për të gjithë ata që janë përfshirë në shkelje të ligjit”, u shpreh Bardhi.

Për Partinë Demokratike kjo kohë nuk është e largët, kur si kryeministri, si krimineli,si qytetari i zakonshëm janë të gjithë të barabartë përpara ligjit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!