Avioni në SHBA bën ulje të detyruar pasi një person tmerroi me thikë pasagjerët dhe ekuipazhin

schedule13:26 - 12 Nëntor, 2022

schedule 13:26 - 12 Nëntor, 2022

Një avion që fluturonte nga Cincinnati drejt Tampas në SHBA u detyrua të bënte ulje emergjente pasi një person tmerroi pasagjerët duke i kërcënuar me thikë.

Fluturimi 1761 i Frontier Airlines nga Cincinnati në Tampa u devijua në Atlanta pasi pasagjeri u pa mjetin prerës, tha zëdhënësja Jennifer De La Cruz për CNN në një deklaratë.

Tim Turner, një zëdhënës i aeroportit të Atlantës, tha se pasagjeri i paidentifikuar kishte kërcënuar se do të godiste me thikë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplan.

Nuk ishte menjëherë e qartë se si burri kishte mundur të fuste një mjet prerës në aeroplan. Burri u arrestua të premten mbrëma dhe avioni u ul i sigurt në Atlanta.

Sipas linjës ajrore asnjë person nuk u lëndua./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!