Kremlini: Khersoni do vazhdojë të jetë pjesë e Rusisë pavarësisht tërheqjes së trupave

schedule12:33 - 11 Nëntor, 2022

schedule 12:33 - 11 Nëntor, 2022

Kremlini ka deklaruar se tërheqja e forcave ruse nga Kherson nuk do të ndryshonte regjimin në rajon, në të cilin Moska e ka shpallur pjesë të Rusisë pas aneksimit të saj nga Ukraina.

Rusia pretendon se Kherson dhe tre rajone të tjera të Ukrainës janë pjesë e saj pas mbajtjes së referendumeve në shtator, një proces që Kievi dhe qeveritë perëndimore e kanë denoncuar si të paligjshëm.

Por të mërkurën, Rusai njoftoi se forcat e saj do të tërhiqen nga qyteti i Kherson përballë një kundërsulmi të madh nga Ukraina.

Në një telekonferencë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se statusi i rajonit nuk do të ndryshojë.

“Është pjesë e Federatës Ruse. Nuk ka dhe nuk mund të ketë ndryshime”, tha Peskov.

Ai tha se Moska nuk është penduar që njoftoi aneksimin e Khersonit dhe tre rajoneve të tjera në një ngjarje triumfale në Moskë më 30 shtator.

Në deklaratat e para publike nga Kremlini që kur ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi tërheqjen e forcave ruse nga qyteti Kherson në bregun perëndimor të lumit Dnieper, Peskov tha se ishte një vendim i marrë nga Ministria e Mbrojtjes dhe se nuk kishte asgjë për të shtuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!