Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kapet me 54 kg kanabis shqiptari në Greqi, anëtar i rrjetit ndërkombëtar për trafikim droge

schedule13:05 - 10 Nëntor, 2022

schedule 13:05 - 10 Nëntor, 2022

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me 54 kilogramë kanabisi.

Mediet greke bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar mëngjesin e djeshëm në zonën Malgara në afërsi të Selanikut.

Në mjetin e 21-vjeçarit policia ka sekuestruar 49 pako me kanabis me peshë totale 54 kg e 880 gram, një pistoletë, patentë mjeti të falsifikuar, një karikator me 6 fishekë dhe një telefon celular.



Ndaj shqiptarit rëndojnë akuzat trafikim dhe shitje e lëndëve narkotike dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se shqiptari është pjese e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!