Gjatë një transmentimi të drejtpërdrejtë në Twitch, Ronaldo komentoi zgjidhjet e Tite, i cili dje publikoi listën e skuadrës.
“Tifozët ankohen për mungesën e Gabigolit. Nëse do të më duhej të sillja një për t’iu bashkuar grupit, me pak mundësi për të luajtur, do të kisha zgjedhur Endrick.
Mendoj se ai është një djalë me një të ardhme shumë premtuese dhe që tashmë po luan si profesionist. Do të ishte një eksperiencë e bujshme për të, që është e ardhmja e kombëtares”, është shprehur Ronaldo./ h.ll/abcnews.al