Veliaj: 30 qershori do bëjë dallimin mes atyre që e duan dhe nuk e duan vendin

schedule19:10 - 20 Qershor, 2019

schedule 19:10 - 20 Qershor, 2019

Kandidati socialist që kërkon një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi takim me banorët e Njësisë nr 11 në Tiranë ku foli për projektet e 4 viteve të ardhshme. Veliaj nuk la pa komentuar edhe situatën problematike që u krijua në qëndrat e KZAZ-ve në disa rrethe.

Në përpjekje për të bindur qytetarët e tiranës për t’I dhënë një mandate të dytë në krye të Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka vijuar takimet elektorale në njësinë 11 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Veliaj komentoi  situatën e zjarrvënies së disa qendrave të KZAZ-ve nga militantët e Partisë Demokratike.

Veliaj u tha banorëve të Njësisë 11 se shqiptarët nuk mund të sakrifikojnë veten e tyre për luksin e disa politikanëve që nuk duan integrimin e vendit

Veliaj nuk la jashtë vemëndjes edhe protestën e opozitës që do zhvillohet të premten

Pavarësisht se opozita po mundohet të bllokojë zgjedhjet e 30 qershorit, Veliaj tha se ato do të mbahen dhe se nuk mund të shtyhen për tekat e askujt. /ABC News Albania 24/7