Është identifikuar 42-vjeçari shqiptar në Itali, i cili vdiq tragjikisht pasi ra nga çati ku po punonte.
Mediet italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armando Serjanin.
Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë, më 4 nëntor, në rajonin Chiabotto të San Giorgio Monferrato.
Pavarësisht ndihmës së parë nga kolegët dhe dërgimit të menjëhershme në spital, ai nuk arriti t’ia dilte.
42-vjeçari u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Abcnews.al/