Valë shkarkimesh në Kosovë

schedule17:30 - 20 Qershor, 2019

schedule 17:30 - 20 Qershor, 2019

Në Kosovë ka pasur reagime të shumta pas pezullimit nga posti të këshilltarit serb  të presidentit Hashim Thaçi i cili u akuzua se ishte agjent i BIA-s serbe. Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli ndërkohë i ka bërë thirrje zyrtarëve të partisë së tij që të largohen vetë nga postet që mbajnë nëse ndaj tyre ka akuza. I pari që ka dhënë dorëheqjen ishte ministri i Inovacionit Besim Beqaj.

Ministri i Iovacionit Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit pas vendimit të shefit të tij të partisë Kadri Veseli për të liruar nga postet politike zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza.

Beqaj, i cili është pjesë e akuzës së rastit “Pronto”, tha se respekton vendimin e Veselit  ndërsa akuzat ndaj tij i konsideron të pabaza.

Vendimi i Veselit është përshëndetur nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataly Apostolova. Ajo mandje ka kërkuar që edhe partitë tjerë të veprojnë njejtë.

Por kryeministri Haradinaj i cili ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga Ministri Beqaj ka thënë se nuk do të veprojë njejtë më partinë e tij AAK-në.

Edhe presidenti e ka shkarkuar një këshilltar për të cilin mediat kanë raportuar se ishte agjent i BIA-s serbe.

Reagime të shumta ka pasur për këshilltarin serb të presidentit , madje është kërkuar që të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, por kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk mund të mblidhet ky këshill pa u vërtetuar pretendimet se ai ishte agjent i BIA-s serbe./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!