Gazetari i ABC Story Ferdinant Dervishi ka paralajmëruar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri publikimin e pamjeve të reja ekskluzive në dokumentarin e së dielës në mbrëmje në orën 20.00.
‘Vrasjet në kufi’ përgjatë gjithë vitit 1990-të janë një pjesë e dhimbshme e historisë së popullit shqiptar, në kohën ku kalimi i kufirit perceptohej si një tradhëti ndaj atdheut, dhe ku dënimi ishte maksimal me pushkatim dhe në raste shumë të rralla konvertohej në burgim të përjetshëm.
Sipas gazetarit Ferdinat Dervishi, dokumentari i së dielës në mbrëma do të zbuloi shumë detaje të reja për periudhën e parë të vitit 1990, masat që mori qeveria komuniste e kohës, e cila për shkak se kishte shumë vrasje në kufi, vendosi që mos ta quanin më ‘tradhëti’ ndaj atdheut, po megjithatë vrasjet vazhduan deri në dhjetor të vitit 1990.
‘Periudha e parë e 1990, meqë kishte shumë vrasje në kufi, duke parë kaq shumë vrasje, filluan që ta zbusnin ligjin, të mos e quanin më tradhëti, dhe në këtë kohë kishte dhe një problem tjetër, se njerëzit morën vesh që ligji ishte zbutur, zbutur vetëm në cilësim teknik, në të shkruar por ndërkohë në postat kufitare, nuk u ishte thënë, por mundësisht kapeni, dhe lëreni të ikin’, tha Dervishi.
Dokumentari do të zbulojë dhe detaje të reja për mënyrën sesi ruheshin pikat kufitare, me anë të postave kufitare të cilat ishin të shpërndara në të gjithë vendin.
‘Si ruheshin pikat kufitare, me posta kufitare, të shpërndara në të gjithë territorin.. jo vetëm posta por edhe sistem pengesash, pengesash sinjalizuese ose elektrosinjalizuese, ne maja malesh, kishte nje sistem ‘kloni’, kloni përbëhej nga disa sisteme, nga një fill elektrik, edhe po të prekej, shtoheshin tek vendi forcat e sigurisë’ tha Dervishi.
Dokumentari i ABC Story mbi vrasjet në kufi do të transmetohet të dielën në orën 20.00 në televizionin ABC.