Abc ka siguruar pamje të automjetit të djegur që u përdor të dielën mbrëma nga ekzekutorët e Skerdi Sanajt.
Në automjetin tip “Benz” që u gjet në pak pas ekzekutimit në zonën e Qafë Kasharit duke u djegur, janë gjetur edhe gëzhojat e kallashnikovit me të cilin u qëllua 39-vjeçari.
Sanaj u ekzekutua të dielën mbrëma te “Kodra e Diellit” 39-vjeçari i cili kishte disa vite që jetonte në Itali, ishte kthyer para pak ditësh në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e shokut të tij në Lezhë.
Sanaj është qëlluar nga afër me kallashnikov nga dy persona, duke marrë plagë në fytyrë dhe në trup. Menjëherë pas ngjarjes autorët janë larguar me automjetin tip “Benz”. Targat e automjetit rezultonin të vjedhura dy ditë më parë në Tiranë.
Ndërkohë një tjetër pistë që po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i 39-vjeçarit kishte plagosur me armë një person në Ishull Lezhë në vitin 2012-të. Ndërkohë burime për Abc konfirmojnë se viktima nuk ka precedentë të mëparshëm penalë as në Shqipëri dhe as në Itali ku jetonte prej disa vitesh. /abcnews.al/