Janë shënuar përplasjet e para mes protestuesve dhe Policisë. Në ditën e 13 të protestave të dhunshme, Policia fillimisht ka hedhur ujë për të zhvendosur turmën, gjithashtu edhe gaz lotsjellës.
Efektivët kanë kryer shoqërimet e para, ndërkohë që kanë hasur rezistencë dhe kundërpërgjigje nga turma.
Protestuesit më herët sulmuan me gurë ministrisë e Arsimit dhe Kuvendin, ndërkohë që përdorën edhe lëndë piroteknike.


