“Çështja I.M”, Meta: Inkriminimi i Autoritetit të Dosjeve do të marrë ndëshkim ligjor, në krye të opozitës s’ka për të pasur Lulushë

schedule22:35 - 25 Tetor, 2022

schedule 22:35 - 25 Tetor, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e “dosjes I.M”. Në një postim në Facebook, ish-presidenti Meta ndërsa kujton se rastin në fjalë e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga ish-Sigurimi, shton se Rama-Basha do të marrin përgjigjen e duhur për “inkriminimin e autoritetit të dosjeve.”

Meta thotë se asgjë nuk do ta ndalë në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik ndërsa shton se në krye të opozitës nuk ka për të pasur më Lulzim Basha.

ILIR META NË FACEBOOK

“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama. Në krye të opozites s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve.”  /abcnews.al/