Të gjithë e shoqërojmë kafenë me një gotë ujë. Shpesh mendohet se kjo vjen për shkak se kafeja është një diuretik i njohur dhe kemi nevojë për lëngje shtesë. Por nëse mendonit se kjo është arsyeja, nuk jeni afër së vërtetës. Arsyeja daton që në shekullin e 19-të.
Ajo që është interesante është se gota e ujit që vjen me kafenë nuk ishte menduar për t’u pirë. Në atë kohë, shumë njerëz ankoheshin se kishin vështirësi me lugën e përdorur për përzierjen e sheqerit dhe kafesë. Nuk u pëlqente fakti që pasi të kishin përzier kafen ta vendosnin në cep të pjatës së filxhanit.
Në atë kohë, shumë e konsideruan këtë lëvizje si të pakëndshme dhe aspak elegante, kështu që prezantuan një gotë me ujë që vjen me kafe. Qëllimi i saj ishte që njerëzit nëpër kafene të mund të lanin lugën e ndotur dhe vetëm më pas ta vendosnin në pjatën e filxhanit.
Megjithatë, ky ritual ka ndryshuar kuptimin që nga viti 1873, kur u prezantuan sistemet e para të ujit të qytetit, nga burimet malore. Më pas pronarët e kafeneve donin të tregonin se pijet e tyre i përgatisin me ujë të burimit. Sot, të marrësh një gotë ujë me kafen konsiderohet sjellje e mirë. /abcnews.al